Sport
21/10/2026 08:31
LeBron James debuton me fitore kundër kampionëve në fuqi
Nis me surpriza sezoni i ri 2026-2027 në NBA. Kampionët në fuqi, New York Knicks, u mposhtën në fushën e tyre me rezultat 106-100 nga Philadelphia, në një ndeshje ku debutoi LeBron James.
Pas ceremonisë hapëse dhe dorëzimit të unazave për kampionët e Knicks, nisi përballja në parket. Tyrese Maxey ishte shënuesi më i mirë për Philadelphian me 28 pikë, i mbështetur nga LeBron me 14 pikë, shkruan
Fitore ka arritur edhe Detroit, ku në ndeshjen hapëse të sezonit mundi Bostonin me shifrat 121-113. Për Bostonin nuk mjaftuan 38 pikët e realizuara nga Paul George.
Ndërkohë, San Antonio e nisi sezonin me humbje në shtëpi, pasi u mposht 116-104 nga Oklahoma. Shai Gilgeous-Alexander shkëlqeu te miqtë me 32 pikë, duke zbehur 24 pikët e Castle për Spurs.