← Kthehu te Ballina

Lazio rikthehet te fitorja në Serie A, vazhdon të jetë në krye të tabelës

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Lazio rikthehet te fitorja në Serie A, vazhdon të jetë në krye të tabelës

Lazio ka marrë një fitore të madhe në xhiron e 12-të të Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso është rikthyer te fitorja në elitën e futbollit italian – pas barazimit me Napolin – duke fituar ndaj Lecces në shtëpi.

Lazio mori një fitore të pastër prej 3-0 ndaj Lecces, me Tijjani Noslin që shkëlqeu me dy gola, dhe një tjetër që u shënua nga Davide Frattesi.

Noslin e hapi serinë e golave në minutën e 25-të, i cili qe goli i vetëm i pjesës së parë.

Holandezi e shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 68-të të takimit.

Golin e tretë dhe të fitores për Lazion e dha Frattesi, me golin e tij të shënuar në minutë ne 90-të.

Me këtë fitore, Lazio shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e parë, me katër pikë më shumë se Interi që është i dyti, por që e ka një ndeshje më pak.

Ndërkohë, Lecce është e 14-ta në tabelë, me 10 pikë të tubuara.

Xhiron e ardhshme, Lazio do të luajë në udhëtim ndaj Torinos, teksa Lecce i bën konak Atalantas./GazetaExpress/

Burimi: www.gazetaexpress.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme