LAMM: Nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata, njofton LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
Që nga 15 prilli, rruga Ohër - Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galiçicë është e hapur për trafik për të gjitha llojet e automjeteve deri në 3.5 ton.
Të rejat Lexo më shumë
Agjentët e maskuar të ICE-së qëllojnë një burrë në New York, fëmija pesëvjeçar ishte në veturë
SHBA-ja dhe Ukraina takohen në Miami për propozime të reja për përfundimin e luftës
I dyshuari për vrasjen e partneres në Zvicër ekstradohet nga Spanja