← Kthehu te Ballina

Lajm i keq për Arsenalin, Bukayo Saka mungon edhe katër javë

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Lajm i keq për Arsenalin, Bukayo Saka mungon edhe katër javë

Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, do të mbetet jashtë fushave të blerta edhe për katër javë të tjera për shkak të lëndimit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, i cili bëri të ditur se pas testeve të fundit mjekësore është konstatuar se rikuperimi i sulmuesit anglez në total do të zgjasë rreth dy muajm, transmeton IndeksOnline.

“Bëmë një tjetër testim. Duket se bëhet fjalë për një lëndim që kërkon pak a shumë tetë javë rikuperim, ndërsa ai tashmë i ka kaluar katër javë”, deklaroi Arteta. /IndeksOnline/

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme