Lajme
09/10/2026 16:16
LAJM I FUNDIT: Dyshohet për vrasje afër Gjilanit
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur para pak minutave në fshatin Livoq të Gjilanit, ku një person raportohet se është gjetur i vrarë.
Sipas informacioneve të para, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
IndeksOnline ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se do të deklarohet lidhur me incidentin pas rreth 15 minutash.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar nga Policia e Kosovës.
IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
9 lidhje të paautorizuara të ujit evidentohen në Prizren, Suharekë dhe Malishevë
Ekonomi
Kosova dhe SHBA-ja themelojnë Grupin Punues për Bashkëpunim në Fushën e Energjisë
Politikë
Ambasadori gjerman përfundon takimin rreth një orësh në Gjykatën Kushtetuese
Lajme