Lajme
17/10/2026 18:01
Ky shpend u arratis dhe thuhet se shkaktoi “alarm” në një rrugë në Kaliforni
Patrulla e Autostradave të Kalifornisë ndihmoi në kapjen e një emu-je që kishte dalë e lirë dhe vraponte mes trafikut në një rrugë të Santa Cruz-it.
Zyra e Patrullës së Autostradave të Kalifornisë në Santa Cruz njoftoi përmes rrjeteve sociale se operatorët kishin marrë disa telefonata në lidhje me një emu që kishte hyrë në trafik, në zonën e rrugës "Harper" dhe "17th Avenue" në qytet.
"Edhe pse shpesh kemi të bëjmë me qen, mace, drerë, e ndonjëherë edhe me zogj, një emu ishte diçka e papritur", thuhej në postim.
Pronari i emu-së mbërriti në vendngjarje dhe efektivët ndihmuan në rrethimin e shpendit, në mënyrë që ai të mund të kthehej i sigurt në shtëpi.
Të rejat Lexo më shumë
Teknologji
Nvidia dhe Mercedes zgjerojnë partneritetin me fokus te drejtimi autonom i gjeneratës së ardhshme
Sport
Ka puls për Arbeloan, fiton ndeshjen e parë me Fulhamin
Sport
Agim Ademi nuk shqetësohet nga rritja e çmimit të biletave: Ata që e duan futbollin mund të paguajnë 100 euro në vit për Kosovën
Sport