Ky është shqiptari që humbi jetën në një aksident tragjik në Itali
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën A18, në aksin Messina–Catania të Italisë, ku ka humbur jetën një punëtor me origjinë shqiptare, raporon ANSA, transmeton IndeksOnline.
Viktima është identifikuar si Mehmeti Hashaim, 64-vjeçar, i cili, sipas raportimeve, po kryente punime për rregullimin e bordurave të autostradës.
Ngjarja ka ndodhur pak pas pikës së pagesës Calcarone, në drejtim të Catanias. Derisa po punonte në një pjesë të autostradës të rrethuar me barriera, 64-vjeçari është goditur nga një automjet që ka depërtuar në zonën ku po zhvilloheshin punimet. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
