Ky është i riu që goditi një zyrtar policor me boks, brenda stacionit policor
Një sulm ndaj personit zyrtar është regjistruar dje në stacionin policor-jugu në Prishtinë. Një person ka goditur me boks në fytyrë një zyrtar policor. 22-vjeçari kishte shkuar në stacion me pretendimet për të kërkuar një borxh qiraje.
Ai kishte treguar sjellje të ulta ndaj policisë dhe në një moment e ka goditur edhe me boks njërin nga zyrtarët e pranishëm në stacion.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se i arrestuari është Ermal Demahmeti. Me urdhër të prokurorit ai është dërguar për trajtim në Forenzikën e Psikiatrisë në QKUK.
“I dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në stacion policor për të raportuar një mosmarrëveshje me një qiradhënës, ka shfaqur shenja të nervozes dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar për trajtim në Forenzikën e Psikiatrisë në QKUK-Prishtinë, ndërsa pritet që intervistimi i tij të bëhet në vijim. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të rejat Lexo më shumë
KSHZ-ja ka përcaktuar përmbajtjen, pamjen dhe sigurinë e fletëvotimit për zgjedhjet në Bërvenicë
Mbi 100 mijë nënshkrime kundër kundërpropozimit të Këshillit Federal për kontrollin e qirave në Zvicër
Dy mjekët e dyshuar për marrje ryshfeti dalin para gjyqit