Ky është i propozuari i Shtëpisë së Bardhë, për t’u bërë ambasador amerikan në Kosovë
Mikhail Bogachek, është propozuar të jetë ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë, duke e publikuar emrin e Bogachek në listën e propozimeve të dërguara në Senat, shkruan
Bogachek është sipërmarrës me mbi 25 vjet përvojë në udhëheqjen e inovacionit në fushën e kujdesit shëndetësor, teknologjisë dhe qeverisjes.
Ai kishte shërbyer si drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS).
Në këtë cilësi, Dr. Bogachek mbikëqyri qeverisjen dhe integritetin e operacioneve institucionale, duke përfshirë Shërbimet e Përgjithshme, Prokurimin dhe Mbikëqyrjen e Menaxhimit, Shërbimet Financiare, Burimet Njerëzore, si dhe Shërbimet e Teknologjisë së Informacionit; ai gjithashtu mbikëqyr Zyrën e sapokrijuar për Menaxhimin e Riskut.
Të rejat Lexo më shumë
Një nga trajnerët më të paguar në botë po ndërron klub?
Kurti dhe bashkëshortja e tij marrin pjesë në darkën e Macronit në Pallatin Élysée
“A isha i mirë në shtrat?”: Si dëshira për të dëshmuar burrërinë mund ta shkatërrojë edhe seksin më të mirë