← Kthehu te Ballina

Ky është Grupi i plotë që do ta përgatisë strategjinë për përballje me Apelin në Hagë, Presidentja i ftoi në zyrë

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Ky është Grupi i plotë që do ta përgatisë strategjinë për përballje me Apelin në Hagë, Presidentja i ftoi në zyrë

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka ftuar në takim Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenca tha se kryesuesi i Grupit Punues, ministri i Jashtëm Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të grupit e informuan Presidenten për ecurinë e deritashme të punës.

“Gjithashtu u diskutua edhe për mbarëvajtjen e punës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional, të mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për procesin e apelit”.

Presidenca tha se Shiroka-Pula shprehu mbështetjen për Grupin Punues, me qëllim “të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Grupi Punues për Apelin në Hagë deri tani nuk kanë pranuar të flasin publikisht për punën e tyre, duke thënë se ajo është konfidenciale. Po ashtu, ky grup deri më tani nuk kanë pasë një fotografi bashkë./Express/

Burimi: www.gazetaexpress.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme