← Kthehu te Ballina
Sport 26/10/2026 14:16

Kvaratskhelia do të mungojë sonte në ceremoninë e Topit të Artë, zbulohet arsyeja!

Kvaratskhelia do të mungojë sonte në ceremoninë e Topit të Artë, zbulohet arsyeja!

Ceremonia e Topit të Artë 2026, që mbahet sonte në Londër, do të zhvillohet pa një prej kandidatëve më të përfolur për çmimin individual më prestigjioz në futboll: Khvicha Kvaratskhelia.

Sipas gazetës franceze “L’Équipe”, futbollisti i Paris Saint-Germainit do të udhëtojë drejt Dohas, në Katar, për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale pas dëmtimit të rëndë të pësuar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, përcjell “Gazeta Express”.

Sezon i shkëlqyer me PSG-në

Kvaratskhelia ishte ndër futbollistët më të rëndësishëm të Paris Saint-Germainit në rrugëtimin drejt triumfit të dytë radhazi në Ligën e Kampionëve.

Gjatë garës evropiane, sulmuesi gjeorgjian i realizoi 10 gola dhe regjistroi 7 asistime, duke qenë njëra prej figurave kryesore të suksesit të skuadrës franceze.

Paraqitjet e tij e vendosën vazhdimisht në mesin e pesë kandidatëve kryesorë për Topin e Artë, përkrah emrave si Harry Kane, Lamine Yamal, Kylian Mbappé dhe Lionel Messi.

Një mungesë e rëndësishme në Londër

Mungesa e Kvaratskhelias është një goditje për ceremoninë, pasi ai konsiderohej ndër emrat që mund të konkurronin për çmimin kryesor.

Megjithatë, për momentin, përparësi ka shërimi i tij pas lëndimit serioz në gju. Ende nuk është bërë e ditur një datë zyrtare për rikthimin në fushë.

Në ceremoninë e këtij viti pritet të mungojnë edhe disa futbollistë të tjerë të PSG-së, për shkak të ndeshjes së kampionatit francez kundër Lyonit, ndërsa Ousmane Dembélé pritet të jetë i pranishëm.

Në një kohë kur çdo detaj i performancës dhe kursimit ka rëndësi, zgjedhja e karburantit të duhur bëhet vendim...

Reklamë