Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për rezolutën që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave, dhunën në familje ndaj grave dhe fëmijëve, si dhe përgjegjësinë institucionale për parandalimin e këtyre dukurive.
Rezoluta vë në fokus nevojën për parandalimin e dhunës në baza gjinore, forcimin e mekanizmave institucionalë dhe mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave.
Përmes kësaj rezolute, theksohet rëndësia e reagimit institucional ndaj rasteve të dhunës në familje, trajtimit me seriozitet të çdo raportimi dhe marrjes së masave konkrete për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës, e cila mund të përfundojë me pasoja fatale.
Një tjetër çështje e rëndësishme që trajtohet është përgjegjësia e institucioneve për të garantuar mbrojtjen e viktimave, për të përmirësuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të siguruar që gratë dhe fëmijët të kenë qasje në mbështetjen dhe mbrojtjen e nevojshme.
Të rejat Lexo më shumë
Yamal fiton çmimin për talentin më të mirë, por befason me deklaratën
Rritet pothuajse para syve dhe shumohet lehtë: Kjo bimë e bukur kërkon vetëm të shmangni një gabim
Galatasaray fiton derbin ndaj Fenerbahçes dhe ngjitet në krye të tabelës