← Kthehu te Ballina
Politikë 07/10/2026 14:01

Kush është humbësi dhe fituesi sipas Lulzim Pecit

Kush është humbësi dhe fituesi sipas Lulzim Pecit

Analisti dhe diplomati Lulzim Peci e ka përshëndetur zgjedhjen e Justina Shiroka- Pula si presidente e vendit, duke e konsideruar përfundimin e procesit një zhvillim pozitiv për vendin, veçanërisht pas krizës politike që zgjati për gati dy vjet.

Në reagimin e tij, Peci është ndalur edhe te bilanci politik i kësaj situate, duke e krahasuar atë me një “lojë pokeri”, ku sipas tij partitë dolën me rezultate të ndryshme.

“Nje gje duhet pranuar, dhe ate qe ne lojen e pokerit politik, PDK doli fituese absolute, VV humbi, por e ruajti Qeverine, AAK nuk humbi asgje, ndersa LDK doli nga kjo loje si humbese absolute!”, ka shkruar mes tjerash ai.

Statusi i plotë:

Urime Justina Pules per zgjedhjen Presidente e Republikes se Kosoves.

Nje dite e mbare per vendin tone, pas krizes pothuajse dy vjecare qe ishte duke na derrmuar si shtet dhe shoqeri.

Nje gje duhet pranuar, dhe ate qe ne lojen e pokerit politik, PDK doli fituese absolute, VV humbi, por e ruajti Qeverine, AAK nuk humbi asgje, ndersa LDK doli nga kjo loje si humbese absolute!

Reklamë