← Kthehu te Ballina
Sport 25/10/2026 17:48

Kush do ta zëvendësojë Courtoisin në portë te Reali? Mourinho e merr vendimin

Kush do ta zëvendësojë Courtoisin në portë te Reali? Mourinho e merr vendimin

José Mourinho është detyruar të marrë një vendim të rëndësishëm në minutat e fundit para “El Clásicos”.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Andriy Lunin do të jetë titullar në portën e Real Madridit kundër Barcelonës, pasi Thibaut Courtois është lënë jashtë nga ndeshja e sontme për shkak të gripit.

Real Madridi konfirmoi zyrtarisht se Courtois do të mungojë në minutat e fundit para ndeshjes për shkak të gripit.

Belgu fillimisht pritej të luante në “Spotify Camp Nou”, por gjendja e tij shëndetësore e detyron Mourinhon t’i besojë portierit ukrainas në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

Në vend të Courtois, në skuadrën e parë është përfshirë edhe Illia Voloshyn.

Për Lunin, kjo sfidë vjen pa pasur pothuajse fare ritëm garues këtë sezon.

Ukrainasi nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me Real Madridin në edicionin 2026/27, por tashmë e di se çfarë do të thotë të përballesh me Barcelonën.

Nëse starton siç pritet, kjo do të jetë “El Clásico” e pestë në karrierën e tij.

Bilanci i Lunin në katër përballjet e mëparshme ndaj Barcelonës është tri fitore dhe një humbje.

Ai ka pësuar shtatë gola në këto ndeshje dhe ende nuk ka arritur ta mbajë portën të paprekur ndaj katalunasve.

Kjo do të jetë gjithashtu hera e parë që ai luan në një “El Clásico” si mysafir.

Vlen të theksohet se paraqitja e fundit zyrtare e Lunin me Real Madridin ishte më 3 maj 2026, kur skuadra madrilene e mposhti Espanyolin me rezultat 2-0.

Reklamë