Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë
IndeksOnline
E Enjte, 12 Nëntor 2026 17:41
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Dublin të Irlandës me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi ishte në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Kurti në një postim në Facebook tha se u bisedua për mundësinë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.
Postimi i plotë:
Në Dublin, në margjina të Samitit IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC) pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Biseduam për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit, sikurse për zhvillimet aktuale dhe për situatën e sigurisë.
Për ne anëtarësimi në Alencën Veri-Atlanike është prioritet strategjik, jetësimi i të cilit do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin. Ndërsa angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i rëndësishëm përballë rreziqeve dhe ndikimit të akterëve të jashtëm.
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Keni marrë gabimisht dozë të tepërt të diuretikëve? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
Gjermania mbështet qëndrimin e BE-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen
Snopçe: Ajo që ndodh në Kuvend përbën një precedent shqetësues për funksionimin e demokracisë parlamentare
