Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, raporton Ekonomia Online.
“Dje, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) pata kënaqësinë të bisedoj me presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin. Marrëdhënieve të mira dypalëshe u paraprin lidhja e fortë e mërgatës sonë me popullin dhe shtetin zviceran. Jemi mirënjohës për kontributin e Zvicrës, me të cilën muajin e kaluar nisëm një kapitull të ri bashkëpunimi, me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë (EFTA), që përfshin edhe shërbimet përveçse mallrat”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Burimi: indeksonline.net
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Sport
Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kosovës, shkak bëhet lëndimi
Politikë
Vitia shpjegon mungesën e barnave onkologjike: Kërkesa për palbociclib u dyfishua, tenderi i parë dështoi
Lajme
Gjëja më e rrezikshme gjatë një fluturimi është një dështim i motorit gjatë ngritjes, pilotët i nënshtrohen një trajnimi të posaçëm për këtë
Politikë
