Politikë
21/10/2026 13:46
Kurti priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare, si dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar.
Kryeministri Kurti pranoi urime për zgjedhjen e presidentes dhe kthimin e stabilitetit institucional, përkatësisht krijimin e kushteve për përqendrim të plotë në planin dhe prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri.
Krahas diskutimeve për vazhdimin e bashkëpunimit dhe reformat, u ri-konfirmua mbështetja për përparimin e Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimit Evropian.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Protestat e dhunshme, Ministria e Drejtësisë merr masa, vendos dritare hekuri
Lajme
Pas më shumë se një jave me rrjedhje të kanalizimit në Rrugën B, Komuna e Prishtinës nis punimet për sanim
Sport
Jose Mourinho mbetet i mahnitur nga ajo që Bellingham bën çdo ditë te Real Madridi
Politikë