Kurti pret Tërnavën, ZKM: Myftiu uroi për zgjedhjen e Presidentes, u diskutua edhe për aktgjykimin e Hagës
Kryeministri Albin Kurti pasditen e së premtes priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.
Zyra e Kryeministrit në një njoftim tha: “Teksa kryeministri Kurti tha se është përherë kënaqësi të takohet me të, Myftiu Tërnava e uroi për presidenten e re Justina Shiroka Pula, zgjedhja e së cilës shmangu zgjedhjet e katërta parlamentare në më pak se dy vjet dhe mundësoi kthimin te stabiliteti institucional”.
ZKm bëri me dije se në takim u diskutua për “bashkëpunimin e mirë dhe ecurinë e projekteve të përbashkëta, solidaritetin e humanitetin qytetar dhe vlerat shoqërore e kombëtare”, për situatën e dinamikat politike në rajon e më gjerë.
Gjithashtu, Kurti e Tërnava folën edhe për “aktgjykimin e padrejtë dhe të pasaktë në shkallën e parë të Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, si dhe për punën përpara për sukses në apel”.
“Kryeministri shprehu mirënjohje dhe falënderime për rolin konstruktiv dhe kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame të Kosovës për popullin tonë”.
Të rejat Lexo më shumë
Google po përgatit emoji HDR për aplikacionin Chat
Çiklisti austriak vendos rekord botëror me një rënie vertikale prej 3.8 metrash
Rritet në 12 numri i të vrarëve nga sulmi rus në Zaporizhzhia, mes tyre tre fëmijë