Politikë
13/10/2026 15:31
Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Maltës, Abela
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi nga kryeministri i Maltës, Robert Abela, me rastin e rizgjedhjes në krye të Qeverisë.
“Malta dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, dhe mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë teksa forcojmë edhe më shumë lidhjet e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona. Dua të riafirmoj mbështetjen e palëkundur të Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës dhe t’ju uroj sukses teksa vendi juaj vazhdon të përparojë në rrugën evropiane”, shkroi kryeministri Abela.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Eskalon protesta e studentëve në Tiranë - disa të shoqëruar, lëndohen edhe disa efektivë policie
Politikë
Konjufca takohet me homologun estonez: Kërcënimet nga Serbia dhe ndikimi rus kërkojnë angazhim të vazhdueshëm
Lajme
Nisin punimet për parandalimin e përmbytjeve në Romajë të Prizrenit
Politikë