Kurti: Në raportin e këtij viti në asnjë fushë Komisioni Evropian nuk konstaton kthim prapa
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas pranimit të raportit nga Komisioni Evropian ka thënë se raporti i këtij viti nuk konstaton ngecje prapa në asnjë fushë.
Ai në konferencën e përbashkët me ambasadorin e BE-së, Dik Shcubel pas pranimit të raporti tha se Kosova meriton të marr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
“Kemi përshpejtuar dinamiken e reformave për BE, veçanërisht në planin e rritjes. Pozita e Koosvë në procesin e anëtarësimit nuk e pasqyron progresin që kemi bërë. Kosova meriton të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim dhe të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Në raportin e këtij viti niveli i përgatitej nuk ka rënë në asnjë fushë dhe Komisioni nuk konstaton kthim prapa askund”, tha Kurti.
Ai tha se raporti vlerëson përparime në fushën e sigurisë, luftën kundër korrupsionit si dhe ka vlerësuar mbajtjen e zgjedhjeve si të lira, demokratike e të konkurreshme.
Të rejat Lexo më shumë
“Mjekët i thoshin se shihte mirë, por ai kishte keratokonus” – oftalmologia Rrona Gjini rrëfen rastin e një pacienti
Siljanovska-Rutte: Korridoret 8 dhe 10 janë thelbësore për lëvizshmërinë dhe sigurinë ushtarake të NATO-s
Kos thotë se BE-ja po dialogon me Qeverinë për ndryshimet në Ligjin për Specialen