← Kthehu te Ballina
Politikë 29/10/2026 17:36

Kurti në pritje të raporteve nga Gërvalla dhe Sveçla, nuk përgjigjet nëse do të ketë shkarkime

Kurti në pritje të raporteve nga Gërvalla dhe Sveçla, nuk përgjigjet nëse do të ketë shkarkime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së sotme do të ndërmarrë masa konkrete lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Kurti iu ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, raporte të detajuara për të identifikuar lëshimet e mundshme të institucioneve përgjegjëse për rastin.

Afati i përcaktuar nga kryeministri për dorëzimin e raporteve përfundon sot, para orës 18:00.

Kurti pati paralajmëruar se vendimet do të merren pas shqyrtimit të raporteve dhe publikimit të informatave përkatëse.

Reklamë