Kurti në Asamblenë Kombëtare të Francës: Synojmë thellimin e marrëdhënieve dypalëshe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Francës, ku ka bashkëbiseduar me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komisionit për Çështje Evropiane.
Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, transmeton
“Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Francës për vendin dhe popullin tonë, roli i saj mbështetës drejt integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës është posaçërisht i rëndësishëm” shkroi kryeministri.
Ky është postimi i plotë i tij:
Mbrëmë isha i ftuar në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Francës, për të bashkëbiseduar me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe atij për Çështje Evropiane, në një takim të përbashkët.
Në korrik kemi nënshkruar pesë marrëveshje e instrumente, teksa po angazhohemi për zgjerim të bashkëpunimit dhe thellim të marrëdhënieve dypalëshe.
Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Francës për vendin dhe popullin tonë, roli i saj mbështetës drejt integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës është posaçërisht i rëndësishëm.
Të rejat Lexo më shumë
Foshnja 11-muajshe shpëtohet në Karolinën e Jugut pasi babai e kishte varrosur të gjallë në një kafaz qeni
Bordi i KOK-ut konstaton: Prishtina 2030 në rrezik
Osmani me lajme të mira nga Turqia, Kosova e pranishme në forumin e rëndësishëm të OKB-së