Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome
Në vigjilje të 5 nëntorit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mbrëmë së bashku me përfaqësues institucionalë dhe pjesëtarë të komunitetit rom, mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, në Prizren.
Në fjalën hyrëse, Kurti tha se gjuha rome nuk është vetëm çështje e normave juridike dhe e të drejtave, por kauzë, rezistencë dhe akt i vazhdueshëm i ekzistencës.
“Kosova e ka potencialin dhe përgjegjësinë që, përmes diversitetit të saj kulturor, të dëshmojë se bashkëjetesa nuk është vetëm prani e komuniteteve të ndryshme në të njëjtën hapësirë, por edhe njohje, respekt dhe promovim i ndërsjellë i trashëgimisë së tyre. Komuniteti rom në Prizren, përballë trysnisë së asimilimit ndër breza, ka krijuar vatra të rëndësishme kulturore, të mbështetura në një kauzë të qartë për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit rom”, tha ai.
Kurti foli për tërësinë e veprimeve dhe politikave mbështetëse për komunitetin rom, përfshirë bursat për studentë si mundësi për fuqizim akademik.
“Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, po punohet intensivisht për përfshirjen e historisë, kulturës dhe traditave të komunitetit rom në tekstet shkollore të arsimit parauniversitar, si dhe në rishikimin e planprogramit për mësimin fakultativ të gjuhës rome dhe botimin e teksteve të reja shkollore në këtë gjuhë”, theksoi kryeministri.
Të rejat Lexo më shumë
Si arrihet suksesi në biznes? Krasniqi ka një mesazh për të rinjtë
Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë - priten ekspertët e Institutit të Ndërtimit
Rama përsërit ftesën për dialog me studentët