Kurti dhe Antonini flasin për aktgjykimin e Hagës dhe bashkëpunimin Kosovë-Itali
Kryeministri Albin Kurti u takua sot me ambasadorin italian në Kosovë, Maurizio Antonini, me të cilin biseduan mbi procesin e formimit të institucioneve.
Kurti e njoftoi Antoninin mbi aktgjykimin e 16 shtatorit në Hagë dhe procesin e integrimit evropian, trasnmeton
“Jemi mirënjohës ndaj Italisë për përkrahjen dhe gjithë kontributin e saj për zhvillimin e Republikës sonë, sikurse për sigurinë dhe stabilitetin në vend dhe rajon. Ndërsa synojmë zgjerimin e bashkëpunimit në të gjithë sektorët me interes të përbashkët, përfshirë sportin” shkroi Kurti.
Ky është postimi i plotë i tij:
Përfundimi i procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve është veçse kthim me përqendrim të plotë te programi i punës dhe planet për zhvillim, dhe pikërisht për këtë biseduam në takimin që pata me ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini, nga i cili pranova urime për zgjedhjen e presidentes.
Krahas aktualitetit, përfshirë aktgjykimin e 16 shtatorit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, biseduam për procesin e integrimit evropian, rolin e Italisë dhe rëndësinë e mbështetjes së saj në avancimin e statusit të Kosovës në shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Jemi mirënjohës ndaj Italisë për përkrahjen dhe gjithë kontributin e saj për zhvillimin e Republikës sonë, sikurse për sigurinë dhe stabilitetin në vend dhe rajon. Ndërsa synojmë zgjerimin e bashkëpunimit në të gjithë sektorët me interes të përbashkët, përfshirë sportin.
Të rejat Lexo më shumë
Zvicra zgjedh për herë të parë “Fjalën e Vitit për të Rinjtë”, ja deri kur mund të dërgohen propozimet
“Ai helm ende qarkullon në venat e mia” – Arteta flet për humbjen në finale të Ligës së Kampionëve
Getat me ngjyra dhe motive, trendi që do të dominojë modën këtë vjeshtë