Sport
05/10/2026 02:58
Kurti deklarohet për ndeshjen me Austrinë, lojëtarëve u kërkon më shume vëmendje në dy përballjet e radhës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit të Kosovës 1 me 1 ndaj Austrisë, në kuadër të Grupit B të “Ligës së Kombeve”.
Albin Kurti tha se Kosova luajti më mirë, por Austria pati fat. Tutje ai lojtarëve iu kërkoi më shumë vëmendje e vetëbesim në dy ndeshjet e fundit ndaj Izraelit dhe Irlandës.
“Kosova luajti më mirë se Austria. Austria pati më shumë fat se Kosova. Barazimi 1:1 nuk pasqyroi çfarë pamë. Fubollistët tanë shkëlqyen si ekip me përkushtim. Duket që janë duke u bërë gjithnjë e më të mirë dhe potenciali në vijim është më i madh sesa niveli që kemi tani”.