Politikë
01/11/2026 00:32
Kundër Kurtit dhe për Arlindën/ Nesër dy protesta në Prishtinë
Në kryeqytet, nesër do të mbahen dy protesta.
Në mesditë, me fillim nga ora 12:00, do të mbahet protestë kundër kryeministrit Albin Kurti, raporton
Sipas organizatorit, Durim Aliu, protesta do të mbahet për të kërkuar dorëheqjen e kreut të Qeverisë, që “po keqmenaxhon shtetin”.
Nga ana tjetër, me fillim nga ora 17:00, për të pestën ditë me radhë, do të protestohet për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn.
Nesër bëhet një javë prej kur Zekaj u vra me sëpatë nga ish-kunati i saj, teksa organet e rendit në Pejë veçse ishin në dijeni mbi situatën e rënduar me dhunë në familjen e saj.