Ku shkuan mbi 1 miliard euro për energjinë? Tahiri paralajmëron debat të enjten në Kuvend
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se energjia është një nga çështjet kyçe për Kosovën dhe zhvillimin e ekonomisë së saj.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka theksuar se mbi 1 miliard euro të shpenzuara për blerjen e energjisë elektrike, varësia e madhe nga importi, çmimi i lartë i rrymës dhe mosrenovimi i bllokut B1 për gjashtë vjet, janë çështje që kërkojnë përgjegjësi dhe llogaridhënie.
Ai ka thënë se kjo çështje nuk duhet të mbetet vetëm në duart e Prokurorisë, por kërkon edhe hetim dhe debat parlamentar.
Tahiri ka bërë të ditur se të enjten do të hapet debati parlamentar për krizën energjetike, duke theksuar se pasojat e saj po rëndojnë mbi qytetarët dhe po e frenojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Energjia nuk është vetëm çështje e rrymës, por e ekonomisë, e mirëqenies së qytetarëve dhe e së ardhmes së Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.
Të rejat Lexo më shumë
Gjenerata e 63-të e Policisë në Mitrovicë të Jugut, në mesin e tyre edhe djemtë e dy heronjve
Mickoski për “Alta Bankën”: Nuk do të realizohen skenarët e zinj të LSDM-së, do ta shpëtojmë bankën dhe ajo do të vazhdojë të funksionojë
Aprilia shkëlqen në Katar, Bezzecchi triumfon dhe vendos rekord në MotoGP