← Kthehu te Ballina
Lajme 19/10/2026 13:32

Ku me shku, çka me pa, e çka me dëgju?

Ku me shku, çka me pa, e çka me dëgju?

Teatër, muzikë, art por edhe aktivizëm qytetar – kjo javë sjell plot ngjarje prej Prishtinës, n’Ferizaj e n’Plemetin, e ju zgedhni çka po doni me pa e ku po doni me shku me Monday Marks.

Kjo javë e tetorit na vjen me plot teatër, art, muzikë, film e aktivizëm, e pak kulturë n’ga skenat e mëdha t’Prishtinës deri në shkollën e muzikës në Plemetin! Festivali i ri ndërkombëtar La Rreme e nis rrugëtimin me shfaqje, masterklasa e performanca, ndërsa “Shliroj Cicat” në Termokiss e bashkon artin me aktivizmin e vetëdijesimin për kancerin e gjirit. “Antifashizëm: tash.” na fton me reflektu mbi kujtesën, rezistencën e solidaritetin, kurse premiera e “NYGA” në Dodona na përballë me një rrëfim të ndjeshëm për familjen dhe humbjen e kujtesës.

Çka tutje? Në Barabar Centre, ekspozita ndërkombëtare NET/RRJET XIV krijon lidhje mes artistëve prej vendeve të ndryshme, ndërsa në Deep Space, Van Gogh na vjen përmes një përvoje imersive plot ngjyra e tinguj. Në Plemetinë, Community Film Screenings sjell katër filma në gjuhën rome për krejt familjen, e në Ferizaj, Shpat Deda me dosta na premtojnë një të shtunë me muzikë të mirë në Chess. E muzikë t’mirë mundeni me dëgju edhe në Kosovo Audio Archive n’rrjete sociale!

Reklamë