KSHZ: Vijon afati për paraqitje për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë për zgjedhjet në Bërvenicë
Në prag të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përkujton se personat e pafuqishëm dhe të sëmurë që nuk janë në gjendje të votojnë në vendvotimin e tyre duhet në kohë të parashtrojnë njoftim në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Bërvenicë.
"Gjatë paraqitjes, është e nevojshme të dorëzohet: Njoftimi në KKZ, Dëshmia e përshtatshme mjekësore për sëmundjen në origjinal ose kopje, ose aktvendimi i vlefshëm për të përdorur kujdesin e personit tjetër. Njoftimi mund të dorëzohet personalisht, përmes personit të autorizuar ose në formë elektronike. Certifikata mjekësore nga mjeku amë pa dokumentacionin e përshtatshëm mjekësor nga mjeku specialist nuk pranohet. Afati i fundit është 10 tetor 2026, deri në orën 24:00", thonë nga KSHZ.
Votimi për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë do të zbatohet më 17 tetor 2026.
Të rejat Lexo më shumë
Irani godet me dronë grupet kurde në Irak
Policia ndalon fushatën parazgjedhore të Serbisë në veri të Kosovës
Rubio: Kërkesat e SHBA-së për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në NATO nuk janë armiqësore