Politikë
05/11/2026 17:46
KSHZ rrëzoi ankesën e OBRM-PDUKM-së për rivotim në Çellopek të Bërvenicës
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka hedhur poshtë ankesën e OBRM-PDUKM-së lidhur me vendvotimin 2038 në Çellopek të Bërvenicës dhe kërkesën për rivotim.
Anëtarët e KSHZ-së ishin të pajtimit se megjithatë, duhet t’u jepet paralajmërim për shkarkim anëtarëve të Këshillit Komunal Zgjedhor, pasi që kanë bërë shkelje gjatë plotësimit të procesverbalit.
Në këtë vendvotim gjithsej kanë votuar 404 persona, 319 për Arkin Jahijin e AKI-së dhe 13 për kundërkandidatin Stojanço Radojçevski.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Spalletti kërkon zgjidhje në sulm, Juventusi përgatit 50 milionë euro për yllin e Monacos
Lajme
Çfarë duan vërtet gratë në një lidhje?
Politikë
Gjermania synon ta bëjë patentën më të lirë, kursimet mund të arrijnë deri në 1.000 euro
Politikë