KSHZ: Në Bërvenicë kanë votuar 85 nga 88 personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe 7 nga 9 të burgosurit
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se nga gjithsej 88 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të regjistruar për të votuar në komunën e Bërvenicës, deri më tani të drejtën e votës e kanë ushtruar 85 persona.
Sipas informacioneve të deritanishme të KSHZ-së, nga gjithsej nëntë persona të regjistruar në Listën Zgjedhore, të cilët vuajnë dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim, kanë votuar shtatë prej tyre.
Votimi i këtyre personave po zhvillohet në tri institucione ndëshkuese-përmirësuese në Maqedoninë e Veriut, në Shkup, Shtip dhe Tetovë.
Nga KSHZ-ja bëjnë të ditur se votimi në Bërvenicë ka nisur sot në orën 07:00 dhe po zhvillohet pa pengesa. Deri më tani nuk janë raportuar probleme apo vështirësi në ushtrimin e së drejtës së votës dhe në zhvillimin e procesit zgjedhor.
Të rejat Lexo më shumë
Tuberkulozi nuk prek vetëm mushkëritë: Si ta kuptoni kur ka prekur zorrët?
Spalletti e çon në qiell Zhegrovën: Është shkatërrues për kundërshtarët, meriton më shumë minuta
Lojtari i huazuar në La Liga nga Milani e refuzon kalimin tek Unitedi në janar