Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare.
Në mesin e pikave të parapara është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.
Po ashtu, në rendin e ditës është përfshirë mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
Deputetët do të kenë mundësi të bëjnë edhe deklarime jashtë rendit të ditës dhe të parashtrojnë pyetje parlamentare.
Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, ndërsa rendi i ditës do të shqyrtohet nga deputetët në vazhdim të punimeve plenare.
Të rejat Lexo më shumë
Pse burrat po e kanë gjithnjë e më të vështirë të gjejnë partnere? Arsyet që po ndryshojnë njohjet
Trepça jep kontratë afro 54 mijë euro për furnizimin me sulfat bakri
Sa feta bukë në ditë mund të hani?