← Kthehu te Ballina
Politikë 09/10/2026 15:31

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të hënën mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 11:00.

Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet propozimi për rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare, si dhe çështje të tjera parlamentare.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3.    Pyetjet parlamentare,

4.    Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së  Kosovës,

5.    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,

6.    Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Reklamë