Kryeprokurori i shtetit merr një vendim të ri
Me qëllim të ngritjes së efikasitetit, zbatimit unik të praktikave dhe ligjshmërisë, kryeprokurori i shtetit, z. Zejnulla Gashi, në bazë të kompetencave të tij ligjore, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve të zyrës së kryeprokurorit të shtetit si mbikëqyrës të Prokurorisë së Apelit, Prokurorisë Speciale dhe prokurorive themelore.
Prokurorët e caktuar do të jenë kompetentë për mbikëqyrjen e menaxhimit dhe efikasitetit të prokurorive përkatëse, si dhe për mbështetjen, këshillimin dhe monitorimin e prokurorive në zbatimin e udhëzimeve dhe vendimeve të zyrës së kryeprokurorit të shtetit; mbikëqyrjen e trajtimit të lëndëve të vjetra dhe atyre me prioritet, gjithmonë duke respektuar pavarësinë funksionale të prokurorëve; identifikimin e sfidave dhe problematikave institucionale dhe adresimin e tyre; mbikëqyrjen e zbatimit të shqyrtimit të detyrueshëm të lëndëve, si dhe pjesëmarrjen në kolegjiumet e prokurorive ku janë të caktuar si mbikëqyrës.
Ky vendim ka për qëllim forcimin e llogaridhënies dhe transparencës institucionale, si dhe fuqizimin e koordinimit dhe komunikimit të brendshëm në funksion të përmbushjes së prioriteteve dhe objektivave të prokurorit të shtetit.
Të rejat Lexo më shumë
Katër cisterna nafte shkatërrohen nga minat detare në Ngushticën e Hormuzit, pretendon Irani
Fluturimi i fishekzjarrëve mbi stadium detyruan gjyqtarin të ndërpresë ndeshjen e Ligës së Kampionëve
E çuditshme, dy skuadrat shkrihen në një të vetme!