Kryeministri polak i dërgon mesazh Trumpit pas humbjes së republikanëve
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të kërkojë kompromise me demokratët pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke paralajmëruar se qeverisja përmes vetove nuk është zgjidhje.
Reagimi i liderit polak vjen pasi Trumpi kishte paralajmëruar se do të bëhej “zoti Veto” në rast se demokratët merrnin kontrollin e Kongresit amerikan.
“Duke u bazuar në përvojën time polake, duhet të them se vetoja është gjëja e fundit që mund të ndihmojë në ndjekjen e një politike të mirë”, deklaroi Tusk.
Kryeministri polak e njeh nga afër këtë situatë, pasi përballet vazhdimisht me veto nga presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, i cili ka bllokuar disa nisma të qeverisë së tij.
“Demokracia është e mahnitshme, vërtet. E dua demokracinë. Është diçka vërtet e bukur”, shtoi ai.
Ndryshe, republikanët kanë humbur të dyja dhomat e Kongresit – Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve.
Të rejat Lexo më shumë
Motra e Adem Ademit: Kur nisën gërmimet në Kalludër, isha e bindur se vëllai im ishte aty
Chiari, qyteti italian ku shqiptarët kanë krijuar një komunitet të fuqishëm, mbi 1.300 banorë me origjinë shqiptare
11 dhjetori do të mbahet në mend, shtohet edhe meçi mes Wilderit dhe Opetaias