Kryeministri maqedonas kalon transit nëpër Kosovë - Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 21 dhe 22 tetor 2026 do të ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut gjatë kalimit transit nëpër territorin e Kosovës të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Sipas njoftimit, për të mundësuar lëvizjen e lirë të eskortës së kryeministrit, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore, përgjatë itinerarit nga pika kufitare në Han të Elezit deri në dalje nga Kosova në Vërmicë.
Policia ka bërë të ditur se ndërprerjet do të realizohen sipas nevojës dhe do të zgjasin intervale të shkurtra kohore.
Institucioni policor ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik për masat që do të ndërmerren gjatë këtyre dy ditëve.
Të rejat Lexo më shumë
Mbrëmje e madhe në Ligën e Kampionëve: Bayern Munich – Arsenal, përballja që vjedh vëmendjen
Musliu-Shoshi e cilëson “të zbehtë” fjalimin e Konjufcës në OKB: E vërteta historike nuk mbrohet me gjysmë zëri
Dy komisione parlamentare mblidhen sot, në fokus ndryshimet buxhetore dhe plani i punës