Lajme
29/10/2026 15:31
KRU “Prishtina” u bën thirrje konsumatorëve të raportojnë parregullsitë me ujëmatësit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të paraqesin shqetësimet e tyre në rastet kur vërejnë moslexim të ujëmatësit ose parregullsi të tjera që lidhen me faturimin e ujit.
Përmes një njoftimi publik, kompania ka kërkuar nga konsumatorët që të drejtohen në Zyrën për Konsumatorë dhe të paraqesin dokumentacionin përkatës, në mënyrë që rastet të shqyrtohen sa më shpejt dhe me përpikëri.
Dokumentacioni mund të përfshijë fotografi, fatura ose të dhëna nga leximet e ujëmatësit.
KRU “Prishtina” ka theksuar se synon të dëgjojë dhe të ndihmojë konsumatorët për zgjidhjen e problemeve të raportuara.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Filipçe në debat me Mickoskin në Kuvend: Premtove kthimin e emrit dhe anulimin e Marrëveshjes së Prespës, përmbushe!
Lajme
Kafeja mund të nxisë dhimbje te personat me gurë në tëmth, por studimet zbulojnë edhe një efekt tjetër
Lajme
Avokati i familjes Ademaj: Vrasja ishte planifikuar një vit më parë, kërkojmë burgim të përjetshëm për të tre
Sport