Lajme
30/10/2026 14:01
KRU “Prishtina” njofton konsumatorët: Nesër të hapura të gjitha arkat, me një përjashtim
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët se të shtunën, më 31 tetor, të gjitha arkat e kompanisë do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve, me përjashtim të arkës në Drejtorinë e Ujësjellësit.
Përmes një njoftimi, KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer pagesat e faturave të ujit dhe të mos presin deri në momentin e fundit.
“Shfrytëzoni ditën e sotme dhe të nesërmen për të kryer pagesat e faturave të ujit, në mënyrë që të bëhet përmbyllja me kohë e muajit tetor”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Përparim Rama pritet të intervistohet si i dyshuar nga Prokuroria Speciale
Sport
Messi merr vendimin rreth rikthimit te Newell's Old Boys
Politikë
Iu drejtua Kushtetueses për zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Koci tregon se çfarë përgjigje mori
Politikë