KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa rrugë dhe fshatra.
Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë në rrjetin e ujësjellësit në rrugët “Kullat Shqiptare”, “Xhon Sereqi”, “Gani Musa”, “Eqrem Qabej” dhe “Shpëtimi”.
Punime janë paralajmëruar edhe në fshatrat Shupkofc, Lushtë, Vërrnicë, Rekë dhe Suhodoll.
Ndërkaq, në rrjetin e kanalizimit intervenimet do të kryhen në rrugët “Agim Ramadani - Katana”, “Harun Beka”, “Mbretëresha Teuta” dhe “Tanaska Raiqa”.
KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Në raste të tilla, konsumatorëve u është rekomanduar ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.
Të rejat Lexo më shumë
“Vetëvrasje taktike”, alarm te PSG para Barcelonës, francezët frikësohen nga dueli Digne–Yamal
Amnesty International: Izraeli po përdor kolonët për "spastrimin etnik" të Bregut Perëndimor
Ronaldo dhe Messi në krye të futbollistëve më të paguar në botë - sa miliona fitojnë këtë sezon