KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe atë të kanalizimit në disa rrugë dhe fshatra.
Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë në rrugët “Dora Vegman” dhe “Martirët e Kombit”, si dhe në fshatrat Frashër dhe Koshtovë, në kuadër të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit.
Ndërkaq, punime në rrjetin e kanalizimit janë paraparë në rrugët “Dëshmorët e Kombit”, “Troja” dhe “Mbretëresha Teuta”, si dhe në fshatin Koshtovë.
KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Në këto raste, konsumatorëve u rekomandohet ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.
Të rejat Lexo më shumë
KRU “Prishtina” paralajmëron konsumatorët me borxhe: Sot aksioni, nesër masat për mospagesë
"Nëse Vuçiq humb pushtetin, rrezikohet e gjithë piramida e tij": Politologu Florian Bieber zbërthen prapaskenat e zgjedhjeve në Serbi
Samsung zbulon specifikimet kryesore të Galaxy F70 5G dhe datën e tij të lansimit