KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, këto janë rrugët dhe fshatrat e prekura
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e saj të mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime në disa lokacione në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të përfshijnë rrugët “UÇK”, “Fadil Deliqi”, “Shala e Bajgorës”, “Xhevat Jusufi”, “Gjergj Fishta”, “Xhemajl Zhaza”, “Tafil Osmani”, “Mbreti Agron”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Obilićeva”.
Ndërkaq, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të ketë në rrugët “Shaban Polluzha”, “Dëshmorët e Kombit”, “Muzeu”, “Fadil Deliqi”, “Bislim Bajgora” dhe “Pajazit Boletini”, si dhe në fshatrat Vinarc i Epërm dhe Sërbovc.
KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt, ndaj konsumatorëve u është rekomanduar që ta lënë të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.
Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre intervenimeve.
Të rejat Lexo më shumë
Shisnin paketa televizive pa autorizim, tre persona dënohen me burg në Tiranë
Moto Guzzi dhe Napapijri prezantojnë V85 TT, një edicion special me dizajn të veçantë dhe 80 kuajfuqi
KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçjen e konsumatorëve me dy ose më shumë fatura të papaguara