Ekonomi
06/11/2026 12:16
KRU “Hidrodrini” vazhdon çkyçjen e konsumatorëve borxhlinj në Novosellë dhe Vitomericë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka vazhduar aksionin për çkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve që kanë borxhe të papaguara në rajonin e Novosellës dhe Vitomericës.
Sipas njoftimit të KRU “Hidrodrini”, aksioni është realizuar nga inspektorët rajonalë të kompanisë, me asistimin e Policisë Rajonale të Pejës.
Kompania ka bërë të ditur se rastet janë proceduar, ndërsa u ka bërë thirrje konsumatorëve borxhlinj që t’i shlyejnë obligimet ose të paraqiten për të lidhur marrëveshje për riprogramimin e borxhit me këste.
“Paguani borxhin ose riprogramojeni me këste, shmangni çkyçjen dhe shpenzimet shtesë!”, thuhet në apelin e kompanisë.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK
Lajme
Nga ora 08:30 deri në 12:00, Rruga B në Prishtinë mbyllet për automjetet
Lajme
"Thyen dollapët me çekan", dy persona të armatosur vodhën stoli ari në Gjakovë
Lajme