Lajme
29/10/2026 12:16
KRU "Hidrodrini" njofton për ndërprerje të ujit në pesë rrugë të Istogut
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar për ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë në disa rrugë të Istogut, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit të Njësisë Operative në Istog, punimet do të kryhen në gypin me diametër DN 200, në rrugën “Drita e Parë”.
Si pasojë e këtyre punimeve, pa furnizim me ujë deri në orën 16:00 do të mbesin rrugët “Mullinjët e Istogut”, “Burimi”, “Arben Januzaj”, “Shkoza” dhe “Demir Llulla”.
KRU “Hidrodrini” u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim gjatë realizimit të punimeve dhe ka falënderuar ata për bashkëpunimin.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Haxhiu paralajmëron deputetët për duhanin në Kuvend: Do të kërkojmë gjoba për shkelësit e ligjit
Lajme
Dënohet me 30 vjet burg i akuzuari për vrasjen e rëndë në Prizren
Politikë
Tahiri akuzon VV-në për politizim të rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt
Teknologji