KRU “GJAKOVA” vazhdon me shkyçje në Gjakovë dhe Prizren
KRU “Gjakova” Sh.A. ka vazhduar aksionet e kontrollit dhe shkyçjes së konsumatorëve që nuk i kanë shlyer obligimet financiare ndaj kompanisë, si në qytetin e Gjakovës, ashtu edhe në fshatrat e Komunës së Prizrenit.
Gjatë këtyre aksioneve, disa konsumatorëve u janë dhënë vërejtje për borxhet e papaguara, ndërsa të tjerët, të cilët ishin paralajmëruar më herët, janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit.
Në mesin e konsumatorëve të evidentuar ka edhe të tillë me borxhe që arrijnë deri në 3,800 euro në Gjakovë, ndërsa në Prizren borxhet e disa konsumatorëve tejkalojnë 3,000 euro.
KRU-ja thotë se pikërisht këta konsumatorë janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit.
“KRU “Gjakova” Sh.A. do t’i vazhdojë aksionet edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së pagesave dhe përmbushjes së obligimeve nga ana e konsumatorëve.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe pasqyrimin e aktiviteteve të kompanisë në shërbim të qytetarëve” thuhet në njoftim.
Të rejat Lexo më shumë
Pas gjetjes së eshtrave në Zubin Potok, heroi Idriz Rrecaj nderohet në Skenderaj
Liverpooli kryeson garën për transferimin e yllit anglez që do ta transformonte ekipin e Iraolës
Azizi: Letërnjoftimin dhe patentën e shoferit po e sjellim në formë të digjitalizuar