← Kthehu te Ballina
Ekonomi 16/10/2026 08:46

KRU “Gjakova” shkyç nga rrjeti konsumatorët me borxhe, disa obligime tejkalojnë 3 mijë euro

KRU “Gjakova” shkyç nga rrjeti konsumatorët me borxhe, disa obligime tejkalojnë 3 mijë euro

Ekipet e shkyçjes dhe kontrollit të KRU “Gjakova”, në njësinë operative në Prizren, po vazhdojnë aktivitetet në terren për identifikimin e konsumatorëve që kanë borxhe të papaguara ndaj kompanisë.

Sipas njoftimit të kompanisë, kontrollet po zhvillohen në fshatrat e Komunës së Prizrenit, ku për konsumatorët me obligime të papaguara po zbatohen masat e shkyçjes nga rrjeti i ujësjellësit.

KRU “Gjakova” bën të ditur se disa prej borxheve të evidentuara tejkalojnë 3 mijë euro, ndërsa ndaj këtyre rasteve po veprohet pa tolerim.

Kompania u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i përmbushin obligimet financiare me kohë, duke theksuar rëndësinë e pagesës së faturave për shërbimet e ofruara.

Reklamë