← Kthehu te Ballina
Ekonomi 17/10/2026 08:45

KRU “Gjakova” shkyç nga rrjeti konsumatorët me borxhe, disa detyrohen deri në 3,800 euro

KRU “Gjakova” shkyç nga rrjeti konsumatorët me borxhe, disa detyrohen deri në 3,800 euro

KRU “Gjakova” ka njoftuar se ka vazhduar aksionin për identifikimin e konsumatorëve që nuk i kanë shlyer obligimet financiare ndaj kompanisë në qytetin e Gjakovës.

Sipas njoftimit, ekipet e kontrollit dhe të shkyçjes u kanë dhënë vërejtje disa konsumatorëve, ndërsa të tjerët, të cilët ishin paralajmëruar më herët, janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit.

Kompania ka bërë të ditur se në mesin e konsumatorëve me borxhe ka pasur edhe raste kur detyrimet e papaguara kanë arritur deri në 3,800 euro.

KRU “Gjakova” ka paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke u bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i shlyejnë borxhet e tyre.

“ Nuk do të ketë tolerim ndaj mospagesës së obligimeve”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Reklamë