Lajme
28/10/2026 09:31
KRU “Gjakova” përfundon vendosjen e rrjetave mbrojtëse në kaptazhat në Babaj të Bokës
KRU “Gjakova” ka njoftuar se ka përfunduar mbulimin e kaptazhave me rrjetë mbrojtëse në Veprën Marrëse në Bjeshkët e Babaj të Bokës.
Sipas njoftimit të kompanisë, kjo ndërhyrje është realizuar me qëllim të parandalimit të bllokimit të shportave thithëse nga gjethet dhe mbeturinat e tjera, duke kontribuar në funksionimin më të mirë të sistemit të ujit.
Vendosja e rrjetave mbrojtëse pritet të lehtësojë procesin e mirëmbajtjes dhe të zvogëlojë nevojën për ndërhyrje të përditshme të ekipeve të Rekës për pastrimin e shportave thithëse.
Kjo masë synon të rrisë efikasitetin e mirëmbajtjes dhe të ndihmojë në funksionimin e qëndrueshëm të infrastrukturës së furnizimit me ujë.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Detyrat e Decos në pritje për vitin 2027: Tri pozicione për t'u përforcuar
Politikë
Kostot e luftës në Iran nga SHBA-të rriten në mbi 47 miliardë dollarë, sipas vlerësimit të Pentagonit
Lajme
Brenda operacionit të jashtëzakonshëm të Ukrainës me tubacione nëntokësore kundër forcave ruse pranë Kupianskut
Lajme