← Kthehu te Ballina
Lajme 12/10/2026 16:16

KRU “Gjakova” paralajmëron për rrezik në Krushë të Vogël: Qytetarët të mos i afrohen gropës

KRU “Gjakova” paralajmëron për rrezik në Krushë të Vogël: Qytetarët të mos i afrohen gropës

KRU “Gjakova” ka njoftuar se në fshatin Krushë e Vogël janë duke u zhvilluar punime për sanimin e një defekti në gypin e ujësjellësit, ndërsa ka paralajmëruar banorët për rrezikun që paraqet zona ku po kryhen punimet.

Sipas njoftimit të kompanisë, gropa ku po punohet është rreth 6.5 metra e thellë. Prania e ujit dhe e baltës rrit rrezikun e shembjes së dheut, duke paraqitur kërcënim për sigurinë e qytetarëve.

KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos i afrohen gropës gjatë zhvillimit të punimeve.

Kompania ka kërkuar që qytetarët të qëndrojnë larg zonës së rrezikshme, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Reklamë