← Kthehu te Ballina
Lajme 15/10/2026 09:15

KRU “Gjakova” ndërhyn në digën e Liqenit të Radoniqit, ndërrohet ndriçimi i jashtëm

KRU “Gjakova” ndërhyn në digën e Liqenit të Radoniqit, ndërrohet ndriçimi i jashtëm

KRU “Gjakova” ka njoftuar se ekipi i Elektromekanikës është duke realizuar punime në digën e Liqenit të Radoniqit, ku po bëhet ndërrimi i ndriçimit të jashtëm.

Sipas njoftimit të kompanisë, ky intervenim synon rritjen e efikasitetit të ndriçimit, përmirësimin e sigurisë dhe lehtësimin e punës së rojtarëve gjatë mbikëqyrjes së digës, 24 orë në ditë.

Nga KRU “Gjakova” kanë theksuar se diga e Radoniqit është aset me rëndësi të veçantë për sistemin e furnizimit me ujë, ndaj mirëmbajtja dhe kujdesi i vazhdueshëm për të janë thelbësore.

Reklamë