KRU “Gjakova” apelon që të mos pihet uji në zonën e Rekës së Keqe
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Gjakova” ka apeluar te konsumatorët e zonës së Rekës së Keqe që të mos e përdorin ujin për pije, pasi analizat e fundit kanë treguar se turbullira e tij ka tejkaluar vlerat e lejuara për konsum.
Përmes një njoftimi, KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se ndalesa do të mbetet në fuqi deri në konfirmimin se uji është i sigurt për konsum.
“Sipas rezultateve të fundit të analizave, turbullira e ujit ka tejkaluar vlerat e lejuara për konsum”, thuhet në njoftim.
Kompania ka kërkuar nga konsumatorët e kësaj zone që të respektojnë rekomandimin deri në një njoftim të radhës.
“Për çdo ndryshim të gjendjes, konsumatorët do të njoftohen me kohë”, ka bërë të ditur KRU “Gjakova”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
9 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Zemaj akuzon përfituesit e tenderëve farmaceutikë, Vitia i quan shpifje
Mospërputhje në deklaracion - analizat zbulojnë ADN të pulës në suxhukun shtëpiak, AUV bllokon 178 kg suxhuk të kompanisë Buquku
Pilotja zbulon fazën më të rrezikshme të fluturimit dhe skenarin për të cilin përgatiten ekuipazhet
